fbpx

Ilir Meta përshëndet vendimin e BSH për normën bazë të interesit

Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njfton se përshëndet vendimin e Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit në nivelin historik prej 0,5%.

Meta thotë se ky vendim është i nevojshëm për situatën e krijuar në vend nga pandemia e koronavirusit.

“Përshendes vendimin e Këshillit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë për uljen e normës bazë të interesit nga 1% në 0.5%. Ky vendim i Bankës së Shqipërisë është i nevojshëm në situatën e krijuar, për të koordinuar politikën monetare lehtësuese me politikën fiskale të ndërmarrë nga Qeveria”, shkruan presidenti Ilir Meta.