fbpx

Ilir Meta poston videon e dhunës dhe jep mesazhin e fortë para protestës

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka publikuar pak më parë një video të dhunës së ushtruar nga policia në protestë dhe ka dhënë mesazhin e fortë se kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë dhunen është bashkëfajtor dhe nxitës i saj. Këtë deklarata Presidenti e bën vetëm pak orë para se të fillojë protesta e parashikuar për mbrojtjen e Teatrit.

“Kjo dhunë ka vetëm një emër dhe një adresë!

Kush hesht dhe nuk guxon ta dënojë është bashkëfajtor dhe nxitës i saj!

Kurajë qytetare dhe solidaritet!

Demokracia nuk dhurohet, por mbrohet dhe fitohet!

Të bashkuar deri në fund, me dashuri për Shqipërinë europiane! 🇦🇱”, shkruan Meta.