Ilir Meta sapo nxori dokumentin, ja pse propozoi Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese

Ashtu sikurse paralajmëroi, Presidenti Ilir Meta sapo ka publikuar dokumentin voluminoz, ku argumenton arsyet e dekretimit të Marsida Xhaferllarit si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese.

Në konferencën për media mbrëmjen e kaluar, Kreu i Shtetit tha se ka vendosur ta publikojë dokumentin në faqen zyrtare të Presidencës, pasi do të donte shumë kohë për ta lexuar.

“Menjëherë pas zbritjes në Rinas kam firmosur dekretin për përzgjedhjes e Xhaferllarit si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese. Mendoja të lexoja vetë gjithë arsyetimin lidhur me këtë dekret, por nuk do doja të më mallkonit, pasi është shumë i gjatë dhe i detajuar. Kështu që do doja t’ua kurseja kohën dhe do e keni të publikuar në ëebin zyrtar të Presidentit. Është gati 60 faqe arsyetim kushtetues, ligjor, procedurial”, tha Meta.

Këtu mund të lexoni arsyetimin e presidentit Ilir Meta: Dekretimi i Metes per Xhaferllarin