fbpx

Ilir Meta shkon në Dibër, jep mesazhin e fortë, pritet të ketë takime

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në ceremoninë solemne kushtuar 111-vjetorit të ‘Kongresit të Dibrës’.

Ai ka bërë një postim në rrjete sociale, ku ka treguar se ndodhet i pranishëm në Dibër sot.

“Shumë i lumtur të jem sot pranë motrave e vëllezërve të dashur të Dibrës së Madhe të Kastriotëve, Iljaz Pashë Dibrës, Josif Bagerit, Dom Nikoll Kaçorrit, Vehbi Dibrës e shumë patriotëve e intelektualëve të tjerë, për të kremtuar së bashku 111-vjetorin e Kongresit të Dibrës”, shkruan Meta.

Gjatë qëndrimit të tij në Dibër të Madhe, Presidenti Meta pritet të takohet dhe me krerë të Institucioneve të larta Qendrore e Vendore të Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësues të partive politike shqiptare.