fbpx

Ilir Meta takim ‘kokë më kokë’ me Bashën, zbulohet arsyeja

basha-3.jpg

Presidenti Ilir Meta pritet që të zhvillojë sot një takim në orën 11:00 me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Takimi vjen një ditë pas vendimit të Komisionit të Ligjeve për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.

Ditët e fundit situata politike është trazuar sërish, pasi kryeministri Edi Rama pranoi propozimet e opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese për Reformën Zgjedhore.

Basha doli kundër këtij vendimi, duke thënë se po bëhet me qëllimin e vetëm për të bllokuar koalicionet parazgjedhore, pasi sipas tij, Rama i frikësohet koalicionit opozitar në zgjedhje.

Dje presidenti i vendit Ilir Meta reagoi ashpër ndaj këtyre ndryshimeve duke thënë se “është koha t’i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303