fbpx

Ilir Meta takim me ambasadorët e BE, ç’po diskutohet për shembjen e Teatrit?

Presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim ditën e sotme me ambasadorët e BE në lidhje me shembjen e Teatrit.

Mësohet se takimi mes kreut të shtetit dhe 4 diplomatë të huaj, nga vendet e BE, po mbahet në Pallatin e Brigadave.

Padyshim që në fokus të takimit të tyre është situata që po përjeton vendi ynë.

Kujtojmë se sot në orën 16:30, është njoftuar një protestë kundër shembjes së teatrit, ku do të marrin pjesë artistë e shoqëria civile, madje dhe përfaqësues të opozitës.