20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Ilir Meta takon Danielsson: Zbatim të prioriteteve kyçe

spot_img

Zbatimi i pa vonesë i pesë prioriteteve kyçe është domosdoshmëri kyçe. Ka qenë ky mesazhi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, gjatë takimit që zhvilloi sot me Drejtorin e Përgjithshëm për Politikën e Fqinjësisë dhe Negociatat e Anëtarësimit në Komision Evropian, Kristian Danielson

Sipas Metës prioritetet kushtëzojnë vendimin e ardhshëm për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian.

Duke ndarë vlerësimin e shprehur edhe në projekt-rezolutën e miratuar dje në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, Kreu i Shtetit vuri në dukje se nevojiten përpjekje të shumëfishuara dhe trajtim përparësor i sfidave madhore, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë edhe në ekonominë e vendit.

Presidenti bëri thirrje që të gjitha palët, sipas përgjegjësive institucionale që mbajnë, të angazhohen në një dialog të institucionalizuar dhe strukturuar për t’u dhënë zgjidhje çështjeve tashmë emergjente që lidhen me shtetin ligjor dhe të së drejtës.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat