Ilir Meta takon Kryeparlamentarin e Kosovës, jep mesazhin e rëndësishëm

meta.jpg

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim Kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Sh.T.Z Glauk Konjufca me të cilin diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në të gjitha fushat, ecurinë e proceseve integruese drejt Bashkimit Europian, si dhe rreth zhvillimeve në rajon.

Njoftimi:

7 qershor 2021

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta priti sot në një takim Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Sh.T.Z Glauk Konjufca, me të cilin diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona në të gjitha fushat, ecurinë e proceseve integruese drejt Bashkimit Europian, si dhe rreth zhvillimeve në rajon.

Presidenti Meta u shpreh se Shqipëria mbështet dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, si dhe theksoi domosdoshmërinë, që marrëveshjet e arritura dërimë tani mos të mbesin vetëm në letër.

“Është e rëndësishme, që të gjitha forcat politike të Kosovës, të jenë të bashkuara rreth një platforme gjithëpërfshirëse në këtë proces”, – theksoi Presidenti Meta.

Kreu i Shtetit inkurajoi bashkëpunimin e ngushtë me partnerët strategjikë, që kanë patur një rol vendimtar në pavarësinë e Kosovës dhe afirmimin e saj ndërkombëtar.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit theksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri, që urojmë të ndodhë sa më parë.

Me lehtësimin e masave antiCovid dhe me afrimin e sezonit turistik, Presidenti Meta inkurajoi një bashkëpunim më të ngushtë mes Shqipërisë dhe Kosovës, me qëllim zhvillimin e turizmit në të dyja vendet tona.

 

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303