fbpx

Ilir Meta takon ministrin italian, mirenjohje për ndihmën

79502919_2669778483068408_8377337086692294656_o.jpg

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio. Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se i ka shprehur falenderimet për ndihmën që i ka dhënë Italia për tërmetin.

Më tej Presidenti shton se asistenca italiane për rindërtimin dhe rehabilitimin e zonave të prekura është e mirëpritur.

“Kënaqësi të takoja sot Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, Sh.T.Z. Luigi Di Maio. Shpreha falënderimet dhe mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme të dhënë nga Italia mike në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që goditi vendin tonë. Asistenca italiane për rindërtimin dhe rehabilitimin e zonave të prekura është e mirëpritur! Partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera e tradicionale mes dy popujve tanë, meritojnë të forcohen më tej, për një të ardhme më të ndritur! 🇦🇱🤝🇮🇹”, shkruan Meta.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303