fbpx

Ilir Meta te berberi, gazetari Artan Hoxha ironizon keq

Gazetari Artan Hoxha dallohet për denoncimet e tij sa i përket kronikës por këtë herë postimi i tij në rrjetet sociale ka qenë ndryshe.

Ai publikuar foton e presidentit Ilir Meta brenda një berberhaneje. Foton e shkrepur, në të cilën Meta shfaqej i ulur në karrige, Hoxha e ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale, duke e ironizuar kreun e shtetit.

“I vetmi vend, ku komandanti i Përgjithshëm Forcave të Armatosura në rast lufte, Ilir Meta, del “rruar qethur”, edhe pse godina është e rrethuar nga Garda e Republikës, është ky tipi me gërshërë në dorë. Dhe sigurisht e meriton një dekoratë. Për vështirësinë e përmbushjes së detyrës por jo nga ato pas vdekjes,“-shkruan Hoxha krah fotos.