Ilir Meta tregon se cilin mal do të ngjiste bashkë me Edi Ramën

Presidenti Meta i ftuar sot në emisionin “Opinion”, i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se nëse do dëshironte të ngjitej në male me kryeministrin Rama është shprehur: “Me kënaqësinë më të madhe, por është shumë i dhënë pas detit”. Insistimit të Fevziut se ku do donte konkretisht të ecte, Meta iu përgjigj se: “Për shembull në Qeparo fushë, Qeparo mal, Pilur, në këto zonat e jugut besoj”.

PJESË NGA INTERVISTA

BLENDI FEVZIU: Thatë që mund të bëni ose të planifikoni një ngjitje, një ecje të gjatë edhe me Kryeministrin e Kosovës, i cili po ashtu është shumë i pasionuar pas këtyre. Kryeministrin e Shqipërisë e keni ftuar ndonjëherë?

PRESIDENTI META: Me kënaqësinë me të madhe, por është shumë i dhënë pas detit…

BLENDI FEVZIU: Ku do të doje të ecje me Ramën për shembull, në cilën zonë?

PRESIDENTI META: Për shembull në Qeparo fushë, Qeparo mal, Pilur, në këto zonat e jugut besoj.

BLENDI FEVZIU: Këto zonat e jugut po i zgjedh në raport më pëlqimin e tij më duket më shumë sesa me tuajin?

PRESIDENTI META: Meqenëse ai kalon më shumë kohë në Jug, pasi edhe ka pasione, edhe ka ato lidhjet më të shpeshta, për të lehtësuar atë, pa për mua në çdo kohë, kudo në Veri ose në Jug.

Lër një koment