Ilir Meta ‘vë me shpatulla pas murit’ Edi Ramën: Kishe përgjegjësi si Kryeministër dhe si Ministër i Jashtëm

ca.gif

Pak pasi Ministri Pandeli Majko zbuloi ndërhyrjen e kryepeshkopit Anastas Janullatos për zgjidhjen e krizës në Kakavijë, ka reaguar dhe Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës për media. Kreu i shtetit deklaron se është e gjitha një përgjegjësi e shtetit shqiptar. Ai ka theksuar së në një situatë të tillë, Rama ka pasur përgjegjësi të dyfishtë, si kryeministër, por edhe si ministër i jashtëm.

“Çdo përpjekje për të fajësuar palën greke është pa kuptim. Ne e dimë që grekët e bëjnë detyrën e tyre në mënyrë të jashtëzakonshme. Ishte dhe është përgjegjësi e plotë e shtetit shqiptar, përfshirë dhe presidentin, por në mënyrë të veçantë e qeverisë shqiptare. Kryeministri ka përgjegjësinë edhe si kryeministër, por edhe si ministër i Jashtëm. Ne e dimë shumë mirë kur është frekuenca më e lartë e qarkullimit të qytetarëve, ndaj nuk duhej krijuar kjo situatë e jashtëzakonshme”, tha Meta.

scroll to top