fbpx

Ilir Shaqiri e thotë troç: Jam rritur mes artistësh të nderuar…

800-0-6281ff0a51a3f.png

Së fundmi Ilir Shaqiri ka dhënë një intervistë për eksperiencën e tij në ‘Big Brother VIP’. I pyetur në lidhje me lajmin që ka lexuar pasi ka dalë nga shtëpia më e famshme dhe që i ka bërë më shumë përshtypje, Ilir dha një përgjigje të prerë.

Po lajmi që ke lexuar (për veten) që të ka bërë më shumë përshtypje pas daljes nga BB?

“Të lexosh për veten është kulmi i pasigurisë dhe s’kam arsye të kërkoj lajme portalesh dhe artikuj për të ditur kush jam dhe kush foli dhe për çfarë. Për Ilirin flet puna dhe emri i tij si në Shqipëri, edhe në Itali, madje që nga fëmijëria deri më sot. Jam rritur mes artistësh të nderuar që e kanë çarë rrugën e jetës falë këmbëve të tyre dhe sakrificave. Kush më njeh, e di që si ata, edhe unë nuk ia kam shtrirë dhe as ia kam vjedhur dorën askujt.”, tha Ilir Shaqiri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303