fbpx

Ilir Shaqiri flet për herë të parë pas fitores së BBVIP: Me Donaldin kemi…

donald-ilir-big-brother49895565332-770x433-1.jpg

Ilir Shaqiri, fituesi i çmimit të madh të Big Brother Vip  ka dhënë sot intervistën e parë pas fitores. Ai foli për “Open” mbi rivalitetin e madh me Donald Veshaj. Ai është shprehur se mes tyre ka pasur kontraste të forta, pasi ndryshon mosha. Sipas Ilirit, ai ka një karrierë mbi shpatulla, ndërsa Veshaj ka jetën përpara.

“Gjithmonë e kam përcaktuar veten si lojtar i vetvetes, kam ardhur për të prezantuar karakterin tim. Këtë ua kam thënë të gjithëve. Strategji për sa i përket dinamikës në zgjedhjen e miqësisë dhe fjalës, ajo është strategjia ime. Me Donaldin kemi pasur kontraste të forta, kjo dhe për shkak të moshës. Kam 22 vjet më shumë se Donaldi. Ai ka perceptimet e veta përsa i përket jetës dhe ne prandaj kishim pikëpamje të ndryshme,”,-tha Iliri.

Për fitoren e tij nuk kanë shkruajtur vetëm mediat shqiptare, por edhe ato italiane. Emri i tij tërhoqi vëmendje në Itali pasi jo vetëm sepse balerini ka një karrierë të gjatë në atë vend, por dhe prej ish-aktores, Emanuela Morini, bashkëshortes së Ilirit.
Mirëpo në një prej artikujve shkruhet se në fakt Iliri nuk do të marrë 100.000 euro nga çmimi i madh, kjo sepse vetë balerini ka vendosur të jap 50% për bamirësi për fondacionin “Dritan Hoxha”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303