fbpx

Ilirjan Celibashi i nis letrën Gjendjes Civile dhe i kërkon informacionin e rëndësishëm, zbardhet përmbajtja e letrës

celi-3.jpg

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një letër dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, i kërkon informacion lidhur me numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati.

LETRA

Lënda: Kërkohet informacion mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati

DREJTUAR: DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË GJENDJES CIVILE

Adresa: Rr. Sermedin Said Toptani, Tiranë

I nderuar Z. Doracaj

Lutemi të na vini në dispozicion numrin e votueseve të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit të kartës së identitetit dhe pasaportës deri ditën të cilën do ti ktheni përgjigje kësaj kërkese.

Gjithashtu nëse është e mundur të na informoni se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303