fbpx

Impiantet e dëgjimit, me rimbursim nga shteti

im-800x450.jpg

Për mikrofonin e Top Channel, mjeku otorinolaringolog tha se ky shërbim vjen për herë të parë në shërbimin mjekësor pas disa vitesh kërkesë.

“Ne jemi në vitin e parë të procedurës për kryerjen e implantit koklear. Aktualisht jemi në fazën e tenderimit nga drejtoria e spitali. për vitin e parë janë tenderuar 15 raste, pra 15 fëmijët e parë. natyrisht ne kemi një listë të gjatë pritjeje”, tha Prof. Asoc Besim Boçi, mjek otorinolaringolog.

Vendosja e aparatit do të kryhet në QSUT nga ekipi i mjekëve specialist ndërsa për të përfituar pajisjen e dëgjimit do të ketë një proces selektiv të pacientëve.

“Është mirë që të kryhet vetëm për fëmijët e vegjël madje idealja do të ishte përpara moshës 3 vjeç. Është mosha kur përfundon zhvillimi i të folurit dhe fëmija ka shumë shanse që përveç se dëgjon nëpërmjet pajisjes së implantit, rehabiliton edhe të folurit”, tha Prof. Asoc Besim Boçi – mjek otorinolaringolog.

Implantit koklear është një shërbim që ka kosto mjaft të larta për t’u përballuar nga familjet shqiptare.

“Është e papërballueshme nga familjet shqiptare pasi kostoja e pajisjes së implantit koklear është shumë e lart, vetëm pajisja kushton 20 mijë euro. Dhe ky është shkaku që jo vetëm këtu por edhe në gjithë botën kjo pajisje rimbursohet plotësisht nga shteti”, tha Prof. Asoc Besim Boçi, mjek otorinolaringolog.

Në vendin tonë ende nuk ka shifra zyrtare por sipas specialistëve numërohet të paktën 30 raste të reja çdo vit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *