28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Ina Nuka flet për deklaratën e Veliaj se ‘do ngelet pa martuar’

spot_img

Në një intervistë të dhënë në ‘vizion plus’, efektivja e policisë Ina Nuka, i është referuar edhe deklaratave të bëra nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në lidhje me incidentin e saj dhe faktin se ‘do të ngelë pa u martuar.

Nuka tha se njeriun në fakt nuk e bën as dora as gishti, njeriu duhet të jetë i kompletuar dhe rëndësi ka shpirti, përmbajtja e tij, jo fiziku.

Ajo kujton momentin e incidentit në protestën e banorëve të ‘Astirit’ ku u plagos rëndë në dorë, ndërsa thotë se për menaxhimin e saj mund të ishin angazhuar trupa më të specializuara.

Duke folur në emisionin “Real Story”, Nuka u përgjigj edhe ndaj akuzave në media se kishte mashtruar për plagosjen dhe në Turqi ndodhej me pushime. Ajo i cilësoi këto lajme si të rreme.

“Vetëm nga era e barutit e kuptova që më ra diçka në qafë, dhe falë zotit arrita që ta heq. Këtu tek ne nuk është e përjashtuar që në protestë duhet të jenë meshkuj apo femra. Përderisa kemi zgjedhur të jemi në policinë e shtetit, që është pasuri e gjithë shqiptarëve, unë isha në detyrën time që e bëj me shumë pasion.

Nuk është kompetencë e imja që vendos. Mendoj se mund të kishin qenë edhe trupa më të specializuara sepse turma nuk parashikohet.

E vërteta është që dëmtimi im nuk është gënjeshtër por është një e vërtetë, pasi është folur që është “fake” dhe se ka shkuar në Turqi për pushime”, tha ndër të tjera ajo. /Real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat