Ina Zhupa kapet keq me Veliajn: Mburresh me punët e Bashës

basha-veliaj.jpg

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, ku ka sulmuar kryebashkiakun Veliaj. Ajo shkruan Veliaj mburret me punët e Lulzim Bashës. Përmes një reagimi, zëdhënësja e PD-së thekson se Tirana është kryeqyteti më i ndotur në Europë.

REAGIMI I ZHUPËS
Fake neës i qëllimshëm për cilësinë e ajrit të Tiranës, në shërbim të propagandës së Veliajt. Banka Botërore nuk ka asnjë matje që Tirana sot të jetë me cilësinë e ajrit më të mirë në rajon, matja e fundit e kryer në database e Bankës Botërore që i referohet edhe studimi i përmendur nga media është viti 2013.
Studimi që media të caktuara për qëllime propagandiste në shërbim të kullave dhe të Veliajt, e keqpërdoren, është një studim në lidhje me sfidat Covid 19 dhe ndotjen e ajrit në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi nuk është renditja aktuale e qyteteve siç e keqpërdoren media të caktuara, por studiohen lidhjen mes ndotjes se ajrit dhe koronavirusit.
Matja e fundit për Tiranën që është realizuar nga Numbeo, portali më i madh i të dhënave për cilësinë e jetës, është për gjashtëmujorin e dytë të 2019, edhe në korrik 2020 të dal për gjashtë mujorin e parë 2020.

Numbeo tregoi se ndotja në Tiranë është më e lartë në gjashtë mujorin e parë të 2019-s, duke shënuar 83.72 pikë, nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti. Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e fundit të 2019 Tirana ishte kryeqyteti më i ndotur i Europës!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303