Inagurimi i kreut të ri të Kishës Ortodokse Serbe ‘ngre në këmbë’ Malin e Zi, shpërthejnë protestat e dhunshme, burra e gra përplasen me policinë

89CB3D73-BB90-41D5-8B4A-50C4C58ED11C.jpeg

Mali i Zi po përballet me tensione e protesta, pasi nesër, më 5 shtator është planifikuar ceremonia e marrjes së detyrës së mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije. Ceremonia është parashikuar të mbahet në Cetinje të Malit të Zi, mirëpo ka pasur kundërshtime. Qindra policë janë vendosur mëngjesin e sotëm në kryeqytetin e vjetër të Malit të Zi rreth manastirit ku pritet të bëhet inagurimi, pikërisht për të shmangur incidentet. Pikërisht në fillim të rrugës që të çon për në manastir, pranë restorant “Belvedere”, qytetarët e Podgoricës kanë grumbulluar goma dhe kanë nxjerrë gratë në rreshtin e parë të turmës.

Kundërshtarët e kishës serbe kanë larguar disa nga gardhet metalike mbrojtëse rreth manastirit, aty ku supozohet të bëhet përurimi i Mitropolitit Joanikije dhe kanë nisur protestat. Ata kërkojnë që përurimi të mbahet diku tjetër, por Kisha ka refuzuar që të ndryshojë planet që kishte. Protestuesit janë përplasur me policinë, të cilët sipas videove të publikuara në rrjetet sociale kanë ushtruar edhe dhunë nga tyre. Në tubim morën pjesë gjithashtu kryeministri Zdravko Krivokapic, ministrat Milojko Spajic, Jakov Milatovic, Mladen Bojanic, Ratko Mitrovic, Aleksandar Stijovic dhe përfaqësues të Frontit Demokratik Andrija Mandic , Milan Knezevic, Slaven Radunovic, Strahinja Bulajic, udhëheqësi Prava Marko Milacic. Ata e shohin ceremoninë si një simbol të “pushtimit” të Malit të Zi dhe një përpjekje për ta futur Malin e Zi në të ashtuquajturën “botë serbe”.

Vetë Presidenti Milo Gjukanoviç ka qenë prezent në protest dhe ka paralajmëruar se do të dalë edhe nesër nëse planet e Kishës nuk ndryshojnë. Ndërkohë që rreth manastirit mbahej protesta, Patriarku serb Porfir u prit brenda me një ceremony solemne. Vijesti shkruan se vetë Porfiri tha para të mbledhurve se do të donte që të gjithë njerëzit nga Mali i Zi të depërtonin në zemrën e tij dhe ta bënin me të këtë rrugë drejt përurimit, duke iu përgjigjur dhe protestuesve. Ai tha se kisha nuk ekziston për të zgjidhur problemet ekonomike, politike dhe të tjera, por për të gjetur në të sekretin e ringjalljes së Krishtit. Porfiri vuri në dukje se Mitropoliti Janikus është i denjë për atë pozitë dhe se ai e ndan atë bekim dhe gëzim me vëllezërit e besimeve katolike e myslimane. Paraardhësi i Joanikije, Amfilohije, vdiq në tetor pasi u infektua me koronavirus.

Pse u shoqërua me protesta kjo ceremoni?

Për 90 vite, Mali i Zi ka qenë pothuajse pjesë e Serbisë, derisa mori pavarësinë, në vitin 2006. 70% e popullsisë janë ortodoksë, shumica ndjekës të ritualeve të Kishës Ortodokse Serbe, ndërsa një pakicë e vogël ndjek Kishën Ortodokse Malazeze. Malazezët mbetën thellësisht të ndarë për lidhjet e vendit të tyre me Serbinë fqinje dhe Kishën Ortodokse Serbe, i cili është institucioni fetar dominues i vendit. Rreth 30% e 620,000 njerëzve të Malit të Zi e konsiderojnë veten serbë.

Kisha Ortodokse Serbe luajti një rol kyç në demonstratat e vitit të kaluar që ndihmuan në rrëzimin e një qeverie të gjatë në Malin e Zi. Kisha Ortodokse Serbe ka mbështetjen e një pjese të elitës politike në Mal të Zi dhe pretendon pronësinë e shumë kishave dhe manastireve të cilat i konsideron si të vetat. Ligji për liritë fetare, ishte miratuar në vitin 2019, në kohën kur në pushtet ishte partia e Gjukanoviqit, dhe kërkonte nga komunitetet fetare të dëshmojnë se janë pronarë të pronave para vitit 1918. Qeveria e re që doli pas zgjedhjeve të gushtit 2020 e ndryshoi ligjin me qëllim që të sigurohet se pronat do të mbeten në dorën e Kishës, që selinë e ka në shtetin fqinj, Serbi.

Autoritetet e mëparshme të Malit të Zi e çuan vendin drejt pavarësisë nga Serbia dhe sfiduan Rusinë për t’u bashkuar me NATO -n në 2017. Mali i Zi gjithashtu po kërkon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303