Inceneratorët, PD: Faktet dhe provat që provojnë vjedhjen e shekullit

SELIA-BLU-770x434-1-1.jpg

Partia Demokratike shkruan në Facebook se Komisioni Hetimor për Inceneratorët po nxjerr në dritë prova dhe fakte mbi vjedhjen e 430 milionë eurove, ku sipas selisë blu fajtori kryesor është kryeministri Edi Rama.

PD ka publikuar përfundimet e seancës së katër të Komisionit Hetimor për incenetatoret, ndërsa shkruan se të gjithë ata që janë përfshirë në këtë aferë që dëmton interesat e qytetarëve, do të përballen me drejtësinë.

Postimi:

Klodian Zoto pagoi veten me dy kompanitë e tij 23 Milionë Euro për punë që nuk janë kryer.

Kanë marrë 20 milionë euro paradhënie deri në vitin 2019 kur nuk kanë punuar.

Inceneratori i Fierit ka marrë kredi me garanci sovrane 69 milion leke për paga të cilat paguheshin me paratë e buxhetit te shtetit

Administratorit të Fierit thotë se nuk e mban mend se si i ka paguar 23 milionë euro po nga librat e Drejtorisë së Tatimeve, 23 milionë euro i ka marrë po Klodian Zoto.

Kompania BCG, ne pronësi të Sevi Zani, punonjëse në inceneratorin e Tiranës dhe Elbasanit ka bërë ofertën e pakërkuar për inceneratorin e me pas ia shet kompanin Klodian Zotos

Pjesë e garës ishte edhe kompania italiane “Energy Recuperator”, një javë pasi fitohet koncesioni prej 28 milion eurosh, shet aksionet me një vlerë prej 200 eurosh.

Administratori i inceneratorit të Fierit Loran Dusha, ka qenë punonjës dhe përfaqësues ligjor i Kompanisë “HermesCommunication” ku ka qenë aksioner Ministri i z. Arben Ahmetaj.

Kompania koncesionare ka ndryshuar 3 herë vend ndërtimin e inceneretorit

Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Fier i vendos në dispozicion 10 troje publike. Armando Subash zgjedh të vetmin truall i cili është privat, të cilën e shpronëson me çmim dyfish: 460 mln lekë

Klodian Zoto, Mirel Mertiri dhe Stela Gugallja vetë bëjnë abuzimin me buxhetin e shtetit, vetë miratojnë bilancet, vetë i çojnë faturat, vete bejne auditim dhe askush në qeveri, nuk mban përgjegjësi

Janë paguar 23 milionë euro për incenerotorin e Fierit dhe askush nuk e di ku kanë shkuar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303