“Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake”. Kështu ka deklaruar Presidenti Ilir Meta teksa ka publikuar në Facebook një artikull të Birn-it, në të cilin shqyrtohet tarifa e inceneratorit të Sharrës, si një tender i dyshimtë pa garë, i cili rrezikon ta falimentojë Durrësin.
Postimi i plotë:
Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake.
Transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme.
KOHA PËR DREJTËSI!