fbpx

Incident i rëndë ndaj politikanit francez, ja ç’i bën qytetari teksa po fliste…

inci.jpg

Një situatë e pazakontë i ka ndodhur politikanit francez, kandidat në zgjedhjet presidenciale Jean-Luc Mélenchon.

Teksa po fliste para gazetarëve për protestat e organizuar në Francë, një qytetar i është afruar dhe i ka hedhur miell në fytyrë.

Deri më tani lidhur me këtë incident nuk është arrestuar askush, e Melenchon ka theksuar se një gjë e tillë “duhet të ndalet”, duke aluduar në sulmet çdo herë e më të shpeshta mbi politikanët.

Kujtojmë që javën e kaluar presidentin francez, Emmanuel Macron, një djalë i ri e goditi me shuplakë, duke detyruar truprojat e tij të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën.

Sulmuesi, i cili u arrestua menjëherë, është dënuar me katër muaj burgim, ndërsa vetë presidenti francez e ka cilësuar rastin si një “rast të izoluar”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303