fbpx

Incident pranë zyrave të LSI në Fier, punonjësit e bashkisë heqin banderolën e LSI, ndërhyjnë kandidatët për deputet

kejd.png

Një incident po ndodh në këto momente pranë zyrave të LSI në Fier. Bashkia e Fierit po heq banerat e LSI, megjithëse ka një kontrate te nënshkruar midis palëve.

Banerat janë hequr nga vendi ku kryeministri Edi Rama do të mbajë takimin e tij përmbyllës në orën 18:00.

Kandidatja për deputete e LSI, Kejdi Mehmetaj ka publikuar pamjet në rrjetin social Facebook, ku shprehet se kjo gjë është totalisht në kundërshtim me ligjin, teksa debaton me policët bashkiakë.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303