Incidenti i sikletshëm ndërpret mbledhjen e parlamentit

farting.jpg

Një mbledhje e zakonshme e parlamentit në Kenia u kthye në një situatë të pakëndshme e cila ndërpreu debatin në axhendën e ditës.

Mbledhja po zhvillohej me kushte normale kur në ajër një aromë e çuditshme ngjalli zhurmë dhe panik.

Sipas Daily Mail, bëhej fjalë për një aromë të shkaktuar nga “metabolizmi i zorrës” së njërit prej të pranishmëve.

Era e keqe ngjalli debate mes të pranishmëve që filluan të akuzojnë njëri-tjetrin dhe bëri që të kërkohet shtyrja e Asamblesë.

“I nderuar kryetar, njëri prej nesh ka ndotur ajrin dhe unë e di se kush është ai,” tha Julius Gaya, por personi që akuzoi e mohoi këtë gjë.

“Unë nuk jam ai. Nuk mund të bëj një gjë të tillë para kolegëve të mi”, deklaroi ai.

Kryetari urdhëroi të sillej menjëherë aromatizuesin e ajrit në dhomë për të zgjidhur problemin.

Mbledhja u ndërpre për 10 minuta pasi folësi vendosi që nuk mund të vazhdonin në një mjedis me erë  të keqe.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303