fbpx

Indi, vritet tigri që i mori jetën 13 personave

tiger.jpg

Zyrtarët indianë kanë raportuar se kanë qëlluar për vdekje një tigër në Indi që thuhet se ka vrarë 13 vetë.

Tigri në moshën gjashtë-vjeçare kishte shmangur kapjen duke u fshehur në xhunglën e shtetit perëndimor të Maharashtrës për dy vjet.

Muajin e fundit, ekspertët e kafshëve të egra shpërndanë parfum në një përpjekje për të joshur kafshën.

Aktivistët kishin bërë fushatë për të shpëtuar tigrin, por Gjykata e Lartë e Indisë tha se nuk do të ndërhynte nëse policët e pyjeve ishin të detyruar ta gjuanin.

Një ekip i armatosur me armë zjarri i zuri pritë tigrit në një rrugë ku tigri ishte parë nga fshatarët.

Ekipi shkoi në një zonë pranë fshatit Borati të premten në mbrëmje, pas raportimeve për prezencën e tigrit.

Një shigjetë me qetësues iu injektua tigrit, por menjëherë pasi u godit, tigri sulmoi automjetin e patrullës  dhe më pas u vra nga një goditje e vetme me armë zjarri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *