India mund të pezullojë statusin special për Kashmirin

kashmir.jpg

Qeveria e Indisë ka thënë se planifikon të anulojë një pjesë të kushtetutës që i jep privilegje speciale Kashmirit të administruar nga ky shtet.

Artikulli 370, që u ofron Jamus dhe Kashmirit më shumë autonomi sesa vendeve tjera indiane, konsiderohet i ndjeshëm sepse është baza mbi të cilën Kashmiri i është bashkuar Indisë.

Ministri i Brendshëm, Amit Shah i ka bërë këto deklarata në parlament, teksa janë duke u mbajtur protesta masive nga opozita.

Kjo masë pritet të nxisë pakënaqësi.

Artikulli 370 i lejon këtij vendi të ketë kushtetutën e vet, një flamur të veçantë dhe pavarësi për të gjitha çështjet, përveç punëve të jashtme, mbrojtjes dhe komunikimeve.

Si India ashtu edhe Pakistani kanë pretendime për Kashmirin me shumicë myslimane, mirëpo kontrollojnë vetëm një pjesë të tij.

Dy rivalët rajonalë kanë luftuar dy herë, si dhe janë përfshirë edhe në një tjetër konflikt më të vogël, për shkak të këtij territori.

Mijëra trupa indiane u dërguan në rajon përpara njoftimit dhe turistëve u thanë të largoheshin./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303