India zbulon statujën më të lartë në botë

Indian-statue.jpg

India ka zbuluar statujën më të lartë në botë, e cila ka kushtuar 430 milion dollarë për t’u ndërtuar.

Statuja e lartë 182m në rajonin perëndimor të Gujaratit është një tribut i veshur me bronx për kreun e pavarësisë Sardar Vallabhbhai Patel.

Kryeministri Narendra Modi tha se “statuja e unitetit” do të shërbejë si një tërheqje e madhe turistike.

Por vendasit e kanë konsideruar ndërtimin e statujës si shpërdorim të fondeve publike, të cilat sipas tyre mund të përdoreshin për qëllim më të mirë.

Kryeministri Modi, i cili zbuloi statujën gjatë ceremonisë madhështore të inaugurimit, e konsideroi atë si “një simbol i integritetit të Indisë”.

Aeroplanët e Forcave Ajrore lëshuan lule mbi statujën, e cila është projektuar nga skulptori indian, Ram V Sutar.

Sipas raportimeve lokale, mijëra policë kanë rrethuar statujën, për t’a mbrojtur nga incidentet e dhunshme dhe protestat. Policia arrestoi disa fermerë dhe aktivistë që protestuan ditën e djeshme.

scroll to top