30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Indiani i shumëkërkuar, Ministria e Jashtme i ndërpret mandatin si Konsull Nderi

spot_img

Nitin Sandersara është indiani i shumëkërkuar, i cili është emëruar nga ministri i atëhershëm i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtëm, Ditmir Bushati si Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri.

Para pak ditësh, u zbulua se Sandersara kërkohej në Indi për mashtrim dhe vjedhje të 725 milionë dollarëve në bashkëpunim me vëllanë e tij.

Ndërkohë, ditën e sotme Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka deklaruar se Nitin Sandersarës i është hequr mandati.

“Rasti i artikuluar së fundmi i z. Sandesara me nënshtetësi shqiptare, mund të cenojë imazhin dhe reputacionin e Institucionit të Konsullit të Nderit, por edhe atë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe shtetit shqiptar në përgjithësi, pavarësisht faktit se veprimet e ndërmarra prej z. Sandesara janë në emrin e tij personal. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, informon se, ka të gjitha të drejtat ligjore për ndërprerjen e mandatit të Konsullit të Nderit. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndërprerë mandatin si Konsull Nderi të Republikës së Shqipërisë në Nigeri për z.Nitin Sandesara me efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e Ministrisë./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat