Indiani vjen në Shqipëri, radhë për t’i puthur këmbët (Video)

guru.jpg

Të shtunën, një guru indian ka mbërritur në Rinas, ku është pritur nga shumë njerëz të cilët mbajtën radhë për… t’i puthur këmbët!

Guruja indian Paramahamsa Vishwandanda prej vitesh ka themeluar sektin fetaro-shpirtëror të quajtur ‘Bhakti Marga’. Në këtë sekt me sa duket është anëtar edhe ministri Damian Gjiknuri dhe bashkëshortja e tij Rovena Agolli. Kjo e fundit madje e promovon sektin dhe ardhjen e gurusë në rrjetet sociale. Edhe vetë ministri mban në dorë një byzylyk, që është simbol i sektit, si dhe në shtëpi mban foton e gurusë indian.

Pjesë e praktikave të këtij sekti janë dhe seancat e hipnozës, një proces i kontrollit të plotë psikik ndaj anëtarit të sektit dhe ky lloj kontrolli okult mund ta shndërrojë këdo nën shërbimin e gurusë.

Me një kërkim të thjeshtë në internet zbulon se ky guru indian është akuzuar disa herë për mashtrim ose vjedhje nga disa ish-anëtarë të sektit, ndërsa aktiviteti i sektit të tij ka qenë nën hetim dhe nga autoritetet indiane.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303