Indonesia do të ndërrojë kryeqytetin, ja arsyeja…

skynews-jakarta-indonesia_4653762-600x360.jpg

Presidenti i Indonezisë ka thënë të hënë se kryeqyteti i vendit do të ndërrohet prej Xhakartës së mbipopulluar dhe që po fundoset Ishullin Borneo më pak të populluar në provincën e Kalimantës Lindore.

Kryëqyteti i ri, i cili ende nuk është emëruar, do të jetë në mes të shtetit të madh dhe ka një infrastruktutë relativisht të kompletuar për shkak të qyteteve të mëdha që gjenden afër.

Presidenti ka thënë se pesha e Xhakartës është bërë shumë e madhe. Ajo gjendet në Ishullin Java si qendër e qeverisë, financës, biznesit, tregtisë dhe shërbimeve si dhe ishte vendi i portit detar dhe aeroportit më të madh.

Presidenti po ashtu tha që vendimi për të lëvizur kryeqytetin po ashtu është për faktin se e gjithë pasuria është e koncentruar atje dhe ajo duhet të shpërndahet.

Momentalisht 54% e popullësisë 270 milionëshe të vendit jeton në ishullin Java, dhe është ndër vendet më të populluara në botë.

“Ne nuk do të vazhdonim të lejonim këtë peshë mbi Xhakartën dhe Javën në terma të popullsisë. Kontrastet ekonomike mes Javës dhe vendeve tjera do të rriteshin”, thotë presidenti Uidido.

scroll to top