fbpx

Indonezi, rritet niveli i alarmit për vullkanin Anak Krakatau

anak.jpg

Niveli i alarmit për vullkanin Anak Krakatau në Indonezi është rritur në nivelin e dytë më të lartë të mundshëm, pas një sërë shpërthimesh.

Të gjitha fluturimet rreth vullkanit janë devijuar dhe është vendosur një perimetër sigurie prej 5 km.

Agjencia për menaxhimin e fatkeqësive në Indonezi (BNPB) tha se niveli i alarmit ishte ngritur nga niveli dy deri në tre për shkak të rritjes së aktivitetit vullkanik.

Të shtunën e kaluar, vullkani shkaktoi një cunami që vrau qindra persona.

“Aktiviteti vullkanik i Anak Krakatau vazhdon të rritet,” tha BNPB në një deklaratë për shtyp, duke cituar të dhënat nga Vrojtimi Vullkanologjik i Indonezisë.

“Zona e rrezikut është zgjeruar nga 2 km në 5 km. Njerëzit dhe turistët janë të ndaluar të kryejnë aktivitete brenda një rreze prej 5 km”.

Agjencia e kontrollit të trafikut ajror, AirNav Indonesia, tha se po i mbyllte rrugët e fluturimit për shkak se hiri vullkanik i Krakatau po përhapej, çka nënkupton se situata ishte në “alarm të kuq”.

Një drejtues i operacioneve të AirNav tha për BBC se  janë prekur 20-25 fluturime,  përfshirë disa fluturime ndërkombëtare  drejt Australisë, Singaporit dhe Lindjes së Mesme.

Ai tha se pasagjerëve do tu duhet të bëjnë udhëtime më të gjata dhe avionët mund të kenë nevojë për më shumë lëndë djegëse për shkak të devijimeve./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *