Indonezi, rritet numri i të vdekurve

Rritet numri i të vdekurve pas cunamit të shkaktuar nga vullkani Anak Krakatau në Indonezi duke shkuar në të paktën 429, thotë Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive.

Agjencia meteorologjike e Indonezisë konfirmoi rënien nënujore të një pjese të vullkanit që shkaktoi një valë vdekjeprurëse 10 metra të lartë që goditi plazhet popullore të Sumatrës jugore dhe majën perëndimore të Javës.

Sutopo Purwo Nugroh, nga Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit paralajmëroi se numri i të vdekurve nga fatkeqësia e së shtunës “do të vazhdojë të rritet”, ndërsa kërkimet për trupat e pajetë vazhdojnë.Rreth 150 vetë ende mungojnë, ndërsa më shumë se 16,000 janë zhvendosur, thotë agjencia.

Banorët e zonave bregdetare pranë vullkanit janë paralajmëruar të qëndrojnë larg nga plazhet mes frikës se mund të ndodhë një cunam i ri.

Vullkani Anak Krakatau shpërtheu përsëri të dielën, duke hedhur hirin dhe tymin.

Video e marre nga një avion fiksoi madhësinë e ngjarjes vullkanike në ngushticën Sunda, midis Sumatrës dhe detit Java./real-news.tv/

Lër një koment