fbpx

Indonezi, së shpejti sistem paralajmërues për cunami

9a9c8a50442eecdb18ca824cfc977553_L.jpg

Para katër ditësh, Indonezia u përball me një cunami të fuqishëm, ku si pasojë e valëve të shkaktuar nga një vullkan, gjetën vdekjen më shumë se 429 persona. Mendohet se Indonezia mund të përballet sërish me cuname, por kësaj radhe qeveria ka vendosur t`i bëjë ballë.

Sipas BBC, shteti indonezian do bëjë të mundur krijimin e një sistemi, i cili do paralajmërojë për ardhjen e ndonjë cunami.

Theksohet se puna për këtë sistem paralajmëruar do fillojë gjatë vitit 2019.

Kujtojmë që të shtunën, Indonezia u përball më cunamin, e cila shkaktoi dëme materiale dhe humbje jetësh. Raportohet se ende nuk janë gjetur 15 personat e zhdukur./ real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *