15.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Indonezi, skuadrat e shpëtimit vijojnë punën pavarësisht motit të keq

spot_img

Ekipet indoneziane të shpëtimit po përpiqen të arrijnë në zonat e largëta në bregun perëndimor të detit Java, mes një paralajmërimi për rreshje shiu të fuqishme dhe mot ekstrem, pasi cunami vrau më shumë se 400 njerëz javën e kaluar.

Shiu i madh goditi fshatrat përgjatë bregdetit, duke prishur disa rrugë dhe pengoi dhënien e ndihmës në zona të izoluara ndërsa autoritetet u kërkuan banorëve të qëndrojnë larg bregut në rast të valëve të mëtejshme.

Agjencia e meteorologjisë së Indonezisë tha se moti i keq mund të bëjë zonën e vullkanit më të brishtë.

“Ne kemi zhvilluar një sistem monitorimi të fokusuar veçanërisht në vullkanin Anak Krakatau, në mënyrë që të mund të lëshojë paralajmërime të hershme”, tha kreu i agjencisë së metereologjisë, Dwikorita Karnawati.

Numri i vdekjeve të konfirmuara është 430, me të paktën 159 njerëz të humbur. Gati 1.500 njerëz u plagosën dhe mbi 21.000 njerëz janë evakuuar në zona më të largëta.

Gjendja e jashtëzakonshme është deklaruar deri më 4 janar, e cila sipas autoriteteve do t’a bëjë më të lehtë shpërndarjen e ndihmës, tha Sutopo Purwo Nugroho, zëdhënës i agjencisë kombëtare për zbutjen e fatkeqësive./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat