28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Industria gjermane: Brexit dhe Trump, rreziqet më të mëdha ekonomike

spot_img

Grupet kryesore të industrisë gjermane thanë të mërkurën se largimi i Britanisë nga Bashkimi Europian dhe mosmarrëveshjet tregtare të shkaktuara nga politikat e Presidentit të SHBA, Donald Trump, përbëjnë rreziqet më të mëdha për rritjen dhe prosperitetin.

Ekonomia gjermane, më e madhe e Evropës, pritet të shënojë ritmin më të ulët të rritjes në 2018, ndërsa eksportuesit po përballen me probleme. Por kërkesa e gjallë e brendshme do të thotë se shumë kompani janë ende në gjendje të zgjerojnë biznesin.

Në një sondazh të kryer nga Reuters, krerët e shoqatave kryesore të industrisë gjermane thanë se nuk e shohin ekonominë të hyjë në recesion dhe se parashikohet një normë e qëndrueshme rritjeje prej rreth 1.5 përqind për 2019.

Por shoqatat e industrisë thanë se problemet ekonomike të drejtuesve të kompanive ishin në rritje dhe se qeveria duhet të bëjë më shumë për t’i ndihmuar ata, për shembull duke ulur taksat e korporatave dhe duke investuar më shumë në infrastrukturën digjitale.

“Rreziku më i madh afat të shkurtër është Brexit”, tha Dieter Kempf, president i shoqatës së industrisë BDI.

Nëse Britania e braktis BE-në në mars pa asnjë marrëveshje mbi marrëdhëniet e saj të ardhshme me bllokun, kjo do të krijonte paqartësi masive për tregtinë dhe biznesin, paralajmëroi Kempf.

“Ekonomia britanike do të përballet me kërcënimin e drejtpërdrejtë të një recesioni që do të ndikonte në mënyrë indirekte edhe në Gjermani”, tha Kempf./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat