fbpx

Infektimi i 13 mjekëve/ Çfarë ndodhi në QSUT? Pipero tregon arsyen: Infermierja neglizhoi dhe…

Si ndodhi infektimi me covid-19 i personelit shëndetësor dhe pacientëve në QSUT, të konfirmuar pozitivë sot? Për mjekun e njohur Pëllumb Pipero ishte një neglizhencë nga ana e një infermiereje.

Pipero ka thënë se infermierja që ka infektuar kolegët dhe pacientët ka shfaqur shenja të koronavirusit dhe i është kërkuar që të qëndronte në shtëpi, të vetëizolohej. Mirëpo, siç tha mjeku, infermierja i ka neglizhuar rekomandimet dhe ditën tjetër është paraqitur në punë duke infektuar kolegët dhe pacientët.

“Ka qenë me covid-19, i kanë sugjeruar të izolohet në shtëpi. Mesa di unë ajo i ka neglizhuar këto masa dhe ditën tjetër ka shkuar në punë. Ndodhi ajo që ndodhi”, tha Pipero në “Open”, në Top Channel.