fbpx

Infektimi i mjekut për të dytën herë, shpërthen ish-ministri: A e kuptojnë që kjo është një…

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar me tone të ashpra ndaj njoftimit të bërë nga Ministria e Shëndetësisë për një rast nga personeli shëndetësor të infektuar për herë të dytë pas 3 muajve, pasi është kontakt i një pjesëtari të familjes që është infektuar ditët e fundit.

Reagimi i plotë:

Me nje mendjelehtesi e siguri alla Zhvejk sot Komiteti komunikon identifikimin e nje rasti me infeksion te perseritur me Covid 19.

Njofojne se “nje punonjes shendetesie u infektua per here te dyte, mbas infektimit te mepareshem para tre muajsh”!!!

A e kuptojne keta se nje konfirmim i tille eshte nje “gjetje” boterore, qe godet teorite e imunizimit e perpjekjet per vaksinen, dhe si i tille duhet publikuar e mbrojtur ne mediat me te medha te shkences.

Ndonje rast i dyshuar per ri infektim ne Japoni a ShBA mbas investikimeve te thella nuk u konfirmuan si te tilla, por si mbetje viirusale, duke hapur nje debat shkencor te gjere.

Ndersa ne Tirane behen deklarime te tilla “bombe”, duke qene i bindur edhe pa asnje studim imunologjik, qofte dhe i thjeshte ky.

Me te tille pa pergjegjeshmeri e mungese thellesie kerkimi perpara deklarimeve kaq te rendesishme, ne fakt hidhen hije te forta dyshimi per cdo deklarim e konfirmim te deritanishem apo te ardheshem.