fbpx

Infektohen dy mësues me Covid-19 në Korçë, panik te 4 të tjerë, presin përgjigjen e tamponëve

Dy mësues në Korçë janë infektuar së fundmi me koronavirus. Bëhet me dije se ata nuk kanë shkuar sot në shkollë.

Ndërkohë 4 mësues të tjerë kontakte me ta janë karantinuar dhe presin përgjigjen e tamponëve.

Mësohet se dy mësuesit ushtrojnë detyrën e tyre në shkolla të ndryshme, njëri prej tyre punon ne një shkollë të mesme ndërsa tjetri një ciklin e ulët të një shkolle 9-vjeçare.