Rastet me COVID janë rritur ndjeshëm në vendin tonë. Një pjesë e nxënësve dhe stafit pedagogjik janë infektuar me koronavirus dhe për këtë arsye është mbyllur shkolla e mesme profesionale e Agrobiznesit” Irakli Terova” në Korçë.
Drejtori i shkollës, Adrian Sheremeni tregoi se mësimi do të zhvillohet online deri më 28 janar, deri në përmirësimin e situatës.
Ai tha se 20 nxënës dhe 5 prej 11 mësuesve, kanë shfaqur simptoma të koronavirusit.
“Duke pare situatën e infektimet e Covid-19 drejtoria e shkollës vendosi mbylljen e shkollës dhe kalim në skenarin dy, mësim online. Kemi infeksione ne stafin mësimor, nga 11 mësues 5 janë infektuar me Covid-19. Po kështu ditën e djeshme 20 nxënës nuk janë paraqit ne shkolle, janë me temperature. Nga sot deri me 28 janar mbyllet shkolla”, tha Sheremeni.