Infektohet edukatorja, mbyllet kopshti, izolohen 5 fëmijë dhe 5 punonjës

mv.png

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut raportuan në bilancin e 24 orëve të fundit 140 raste të reja dhe 4 viktima.

 

Mes të prekurve, ka rezultuar pozitive edukatorja e një kopshti në Manastir, ku për pasojë kopshti është mbyllur dhe janë izoluar 5 fëmijë dhe 5 punonjës.

 

Kopshtet në Maqedoninë e Veriut kanë nisur punën që prej 9 shtatorit, nën protokollet e rrepta të sigurisë shëndetësore.

Menjëherë pas publikimit të rastit, Ministri I Shëndetësisë Venko Filipçe u bëri thirrje drejtuesve të kopshteve për kujdes dhe raportim për çdo rast të dyshuar.

 

Sa i takon raportimit të autoriteteve shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, ka arritur në 15694 numri i të prekurve me COVID-19, prej të cilëve 13128 janë shëruar dhe 646 kanë ndërruar jetë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303