fbpx

Infektohet me Covid-19 Artan Lame, ja gjendja e tij shëndetësore

Kreu i Kadatrës, Artan Lame është prekur nga Covid-19. Raportohet se ai ka bërë menjëherë tamponin pasi ka patur disa simptoma të koronavirusit.

Rezultati ka dalë gjatë pasdites së djeshme ku Lame ka rezultuar pozitiv.

Mësohet se kreu i Kadastrës po merr trajtim në banesën e tij, duke u vetëizoluar kështu.