fbpx

Infektohet me Covid-19 në muajin e nëntë të shtatzënisë, modelja shqiptare: “Uroj ta kem kaluar para se të vijë në jetë djali!”

Modelja shqiptare dhe sipëmarrësja e njohur Greis Petrovic realizoi një intervistë me “Skype” në “Ftesë në 5”, ku ka tregoi se është infektuar me Covid-19.

Prej 7 ditësh ajo po lufton me virusin, teksa ka treguar se po e kalon me simptoma të lehta, me pak temperaturë dhe dhimbje koke.

Uroj që ta kem kaluar këtë dreq COVIDI para se të vijë në jetë djali”, u shpreh Greis.

Ajo është shtatzënë për herë të dytë dhe djali i saj pritet të vijë në jetë në fillim të muajit dhjetor.Ndërkohë Greis është nënë e vogëlushes Emel, me të cilën ka realizuar edhe disa foto shumë të bukura së fundmi.

Në një intervistë për “Revista Who”, Greis ka treguar se shtatzënia e dytë ishte një surprizë në kohë pandemie, gjë e cila i kishte shkaktuar një mori ndjenjash, por sigurisht i ka sjell edhe lumturi të madhe.

Kjo ishte një shtatzëni surprizë në kohë pandemie. Sapo ishim izoluar kur mora vesh lajmin që do të bëhesha sërish nënë. Më pushtuan shumëllojshmëri ndenjash: gëzim, frikë se ndodheshim në një situatë të pazakontë, lumturi, por edhe pak keqardhje për Emelin, se më dukej shumë e vogël për t’ju zhvendosur vëmendja.