fbpx

Infektohet me Covid-19 një nxënëse e shkollës 9-vjeçare, prej 8 ditësh në shtëpi por…

Një tjetër nxënës në një shkollë 9-vjeçare është infektuar me koronavirus në Berat. Bëhet me dije se vajza kishte familjarë të infektuar e për pasojë prej ditësh nuk ka shkuar në shkollë.

Mësohet se ajo është paraqitur në shkollë vetëm 2 ditët e para dhe më pas është karantinuar në banesë por edhe pse ka 8-ditë që nuk paraqitet në shkollë, nxënësit e klasës së saj kanë kryer tamponin për t’u siguruar se nuk janë infektuar nga shoqja e tyre e klasës. Burimet zyrtare pranë DSHP Berat bëjnë me dije se është kryer si në çdo rast, proceduara e dezinfektimit të ambienteve të shkollës dhe klasës ku mësonte nxënësja e infektuar.

Burime të besueshme pranë DSHP-së konfirmojnë se në çdo shkollë 9-vjeçare dhe të mesme në qarkun e Beratit kemi të paktën nga 5-10 nxënës të karantinuar.