Hoxha i njohur nga Kosova, Shefqet Krasniqi është prekur nga COVID dhe sipas gazetës inFokus, është shtruar në Klinikën Infektive.
Në faqen e tij në rrjetet sociale u njoftua për ndjekësit se Krasniqi ka probleme dhe nuk do të mund të mbajë ligjëratën e përjavshme për shkak të problemeve shëndetësore.
“Këtë javë nuk do të mbahet ligjërata e përjavshme e tefsirit për arsye shëndetësore të hoxhës Shefqet Krasniqi, me lejen e Allahut do të vazhdojmë nga java e ardhshme”, thuhet në njoftimin në faqen e Krasniqit në facebook.
Advertisement