fbpx

Infektohet me COVID Kreu i PAA, zbulohet gjendja shëndetësore e tij…

gon.jpg

Është infektuar me COVID Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Lajmi është bërë i ditur nga zyra për shtypin e kësaj force politike, ndërkohë që mësohet se pas përgjigjes së tamponit, Duka është karantinuar.

Gjendja e tij shëndetësore paraqitet e mirë deri në këto momente, siç raportojnë të njëjtat burime.

Ai ka dhënë edhe një mesazh politik për të gjithë qytetarët, duke e vënë theksin tek respektimi i masave anticovid për mbrojtjen e vetes dhe të tjerëve.

Nga dita e sotme hyjnë në fuqi dhe masa të tjera shtrënguese siç është ndalimi i tubimeve politike, apo takimeve elektorale, si dhe grumbullimet e më shumë se 10 personave.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303