Infektohet me koronavirus hoxha në Kosovë, izolohet fshati

koronavirusi-600x360.jpg

Një hoxhë në fshatin Smrekonicë të Kosovës është prekur nga koronavirusi dhe për pasojë është izoluar i gjithë fshati.

Vendimi është marrë pikërisht nga Ministria e Shëndetësisë .

Lajmi është bërë I ditur nga vetë kryetari I Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri I cili ka thënë se hoxha është rasti i 8-të në Vushtrri pozitiv por nuk ka lidhje me 7-të të tjerët që janë të së njëjtës familje.

“Po, është rast pozitiv. Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë ky fshat është vendosur në karantinë”, theksoi Tahiri.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303