fbpx

Infektohet nga koronavirusi edhe Sara Hoxha e ‘Top Channel’, ja gjendja shëndetësore

Një prej trashëgimtarëve të “Top Media”, Sara Hoxha, ka njoftuar sot të gjithë ndjekësit e saj në në Instagram se është infektuar nga COVID-19 por fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore.  Në profilin e saj në Instagram, në rubrikën “Ask me a question” ajo i është përgjigjur pyetjes së një ndjekësi, i cili e ka pyetur nëse është e sigurt të udhëtohet gjatë pandemisë.

“Duke qenë se virusin e mora në Dhërmi, me shumë gjasa është ok (të udhëtosh). Nëse mbrohesh në ambiente të mbyllura dhe aty ku mundesh mban distancë, duhet të jetë në rregull. Nuk jam eksperte, kështu që bëni kërkimet tuaja dhe besoni atë që mendoni”, i përgjigjet Sara, duke zbuluar edhe se është infektuar në Dhërmi.