fbpx

Infektohet piloti i Ferrarit, pozitiv edhe Andy Murray

Screenshot_4-6.png

Raste me Covid-19 jo vetëm në futboll. Dy emrat e fundit që kanë rezultuar pozitivë janë Charles Leclerc dhe Andy Murray.Piloti nga Montecarlo i Ferrarit ka kryer tamponin dhe përgjigja ka dalë pozitive sipas njoftimit zyrtar të skuderisë italiane të Formula 1.Sapo ka marrë vesh se ishte infektuar, 23-vjeçari ka njoftuar Ferrarin dhe të gjithë personat me të cilët ka qenë në kontakt.Piloti ka simptoma të lehta dhe ka nisur menjëherë karantinën në shtëpinë e tij në Mynih. Pozitiv me Covid-19 edhe Andy Murray.Tenisti skocez po përgatitej për Australian Open, por përgjigja pozitive e ka izoluar dhe ka ndihmuar të humbasë turneun e rëndësishëm të tenisit

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303