fbpx

Infermieri shqiptar nis grevën i vetëm, qëndron pa ngrënë e pa pirë/ Ja kërkesa për kryeministrin

infermieri-640x405.jpg

Infermieri nga Kosova, Enlirat Duraku ka ndërmarrë së fundmi një vendim të papritur. Prej 1 jave ndodhet në grevë urie i vetëm.

Enlirati ka vendosur të hyjë në grevë për shkak të kushteve të vështira në të cilat punon, ai dhe kolegët e tij, aq më tepër gjatë vitit të fundit, ku pandemia i ka përkeqësuar edhe më tepër kushtet duke ju vënë jetën në rrezik.

Ai ishte sot në një lidhje “Skype” për “Wake Up”, ku theksoi se kanë përdorur të gjitha mjetet e komunikimit për të shprehur problemin e tyre, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Kërkesat janë po ato të vitit 2019, që janë rritja e pagesës për qëndrimin e natës për infermierët. Pagesa e punës gjatë fundjavës dhe të orëve shtesë siç u paguhet mjekëve dhe pagesa e rrezikshmërisë në punë. Pasi së fundmi janë shtuar rastet e dhunës ndaj mjekëve. Këto më kanë detyruar që të marr një vendim më radikal. Thirrja i shkon Presidentes, Kryeministrit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe kryetares së Komisionit për Shëndetësinë. I kemi shfrytëzuar të gjitha rrugët e komunikimit, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303