fbpx

“Informohem nga Policia se mbrëmë në darkë”. Deputeti shpërthen keq ndaj Ramës

Deputeti Ralf Gjoni me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar lidhur me vendimin e Kryeministrit Rama për të mbyllur ditën e diel.

Gjoni shkruan se nuk ka asnjë ligj që të detyrojë policinë e shtetit që të sillet sipas tekave të kryeministrit.

“Mirëmëngjes të gjithëve. Informohem nga Pòlicia e Shtetit se mbëmë në darkë, papritur, Efendi Bej Baba Rama vendosi t’i ndërrojë përsëri rregullat. Për informacion, NUK ka asnjë ligj që detyron Pòlicinë të veprojë sipas tekave të një individi të çmendur. Shteti funksionon me procedura jo me teka momentale.

Po ata qytetarë, pensionistë, pronarë baresh e taksistë që nuk kanë facebook e janë të painformuar, do gjobiten sot? Po ata shoferë që kanë dalë me makina në rrugë? Mos e pranoni marrëzinë e një psikopati që sfidon ligjet, trajton shtetin si çiflig privat e shemb durimin e popullit të tij tamam siç shembi teatrin kombëtar. Ndërkohë miq mbani distancë, evitoni turmat, lani duart”, shkruan Gjoni në postimin e tij në rrjetet sociale.